Mos e lini kurrë shishen e ujit në makinë, çfarë mund të ndodhë

Shumica prej nesh nuk e dimë, por veturës mund t’i shkaktojë rrezik edhe shishja e plastikës me ujë të ekspozuar direkt rrezeve të diellit. Për rreziqet shëndetësore të pirjes së ujit i cili ka qëndruar gjatë në shishe plastike në diell të gjithë i dimë. Mirëpo, ekziston edhe një rrezik edhe më i madh që ka të bëjë me shishen e plastikës së cilës patjetër duhet t’i kushtojmë kujdes, aq më parë gjatë ditëve të nxehta të verës kur dielli nxeh dukshëm më shumë.

Mendimi që uji mund të shkaktojë zjarr mbase duket krejtësisht i pakuptimtë, mirëpo problem pikërisht krijon shishja e rrumbullakët plastike e cila bashkë me ujin ndikon si “llupë”.

Gjatë ditëve të nxehta rrezet e diellit mund të depërtojnë deri te shishja nëpërmjet dritares së automobilit. Uji në shishe pastaj koncentron dritën dhe nxehtësinë në pikën e caktuar.

Për këtë shkak mund të ndodhë përhapja e flakëve në atë pikë, në rast që shishja është e pozicionuar në ulëse apo kudo në vende të mbështjella me pëlhurë, lëkurë, skaj apo me çfarëdo materiali tjetër djegës.

Shishet e plastikës me ujë pra gjithmonë largoni nga rrezet e diellit kur i lini në veturë.

Më së miri është t’i vendosni në vend ku rrezet e diellit nuk depërtojnë aspak deri te shishja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button