Gënjeshtër, vazhdoni t’i thani rrobat në ballkon

Rregullorja e normave dhe standardeve për amvisëri në ndërtesat e banimit vetëm sugjeron se nuk duhet të thahen rrobat në vende që nuk janë të theksuara për këtë qëllim, por mosrespektimi i këtyre sugjerimeve nuk ka si pasojë ndonjë dënim, sqarojnë nga Ministria për transport dhe lidhje. 

“Për mosrespektimin e këtyre sugjerimeve nuk janë paraparë sanksione për qytetarët, por të njëjtat sugjerime janë bërë me qëllim që të paraqesin si udhëheqës për mirëmbajtjen e ndërtesës së banimit dhe funksionimit të saj në mënyrë të mirëfilltë.

Banorët e ndërtesave mund t’i pranojnë këto sugjerime dhe t’i aplikojnë, por ata mund edhe të mos i pranojnë ato, gjë që ka të bëjë direkt me ata”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Marrë nga: Zhurnal

Lajme të ngjashme

Back to top button