USAID, 500 milionë dollarë në Maqedoni

Në Strugë në organizim nga USAID-i u  promovua projekti më i ri për integrim ndër-etnik në arsim, i financuar nga kjo organizatë qeveritare amerikane. Njëkohësisht me këtë prezantim startoi edhe fillimi i zbatimit të projektit për rajonin jugperëndimor, në Republikën e Maqedonisë.

 Projekti i ri i USAID-it për integrim ndër-etnik në arsim, është nismë katërvjeçare, në mbështetje të integrimit etnik në Maqedoni.

 Ekipi i projektit të USAID-it në Strugë, u shpjegoi përfaqësuesve të institucioneve dhe shkollave qw janë pjesë e këtij angazhimi, ecurinë e realizimit në teren të këtij projekti.

”Të gjithë pajtohemi mbi nevojën dhe rëndësinë e integrimit ndër-etnik në arsim, me qëllim të promovimit të atmosferës për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Strategjia jonë për sigurimin e qëndrueshmërisë, kalon përmes qasjes për pjesëmarrje të lartë. Multi-etniciteti dhe multi-kulturalizmi janë begati e Maqedonisë, dhe të gjithë ne kemi përgjegjësi të përbashkët për implementimin e këtij projekti”deklaroi Nebojsha Mojsoski përfaqësuess i USAID-it.

 Projekti do të zbatohet përmes katër komponentëve të ndërlidhur: informimi i opinionit dhe bashkësive, aftësimi i arsimtarëve, i udhëheqësisë dhe drejtorisë së shkollave dhe të punësuarve në komuna, përgjegjësve të arsimit, shkollat model, dhe sigurimi i nxitjes për bashkësitë shkollore dhe vendore.

 Projekti për integrimin ndër-etnik në arsim është nismë katërvjeçare me vlerë 5.2 milionë dollarë që bashkëfinancohet nga USAID dhe Komanda e Shteteve të Bashkuara në Europë. 

Projekti zbatohet nga Qendra maqedonase për edukim qytetar, në partneritet me disa organizata të tjera lokale. Që nga viti 1993 amerikanët nëpërmjet USAID-it kanë investuar mbi 500 milionë dollarë në Maqedoni.

 Nga USAID-i thonë se ato janë duke punuar në Maqedoni për hapjen e vendeve të punës, përforcimin e institucioneve dhe praktikës demokratike, avancimin e edukimit të integruar dhe përgatitjen e nxënësve për forcën e punës. 

Këto nisma e përkrahin tranzicionin e Maqedonisë drejt demokracisë stabile dhe prosperitetit siguron ndihmë ekonomike dhe humanitare për më tepër se 100 shtete./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button