Do të paditen gjykatësit që zvarritën paraburgimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Shoqata “Thjerrëza e gjelbër” të premten ka kërkuar përgjegjësi për të gjithë gjykatësit që morën aq vonë vendim për paraburgimin e Goran Grujevskit dhe Nikola Boshkovskit, të akuzuar nga Prokuroria Speciale në rastet Fortesa dhe Target, njofton Alsat. Kjo shoqatë paralajmëroi se do të dorëzojë shkresa pranë Këshillit për vërtetimin e fakteve që vërtetojnë veprim joligjor të gjykatësve.

Ata do të kërkojnë të shihet nëse vendimet e Gjykatës Penale dhe të apelit janë sipas dipsozitave ligjore.

“Shoqata  Thjerrëza e gjelbër do të ngritë kallëzime penale deri te gjykatësit që kanë marrë pjesë në këto konteste të kurdisura gjyqësore. Kjo do të bëhet sipas Nenit 353, paragrafi 3- ndjekje sipas detyrës  zyrtare. Kallëzimi i njëjtë penal do të dorëzohet deri tek prokuroria publike themelore”, tha Vasko Todovski –  Thjerrëza e gjelbër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button