8 milionë francezë marrin mesazhin që Shqipëria është Perla e Ballkanit

Rreth 8 milionë francezë që kanë ndjekur reportazhin kushtuar turizmit në Shqipëri, kanë marrë mesazhin që në këtë vend bëhen pushime të mira dhe të lira, shkruan Class.

TV France 2 ka transmetuar mbrëmjen e 26 korrikut në orën 20.00 një reportazh kushtuar Shqipërisë turistike, të cilën e kanë emërtuar “Perla e Ballkanit”. Kryeministri Edi Rama e ka ndarë me titra shqip këtë reportazh, që sipas tij, është ndjekur nga 8 milionë francez.

Brenda pak minutash autorët shëtisin në brigjet e rivierës shqiptare, shkojnë në Berat dhe kthehen sërish buzë detit duke zbuluar natyrën e bukur dhe vlerat arkitektonike dhe historike të Shqipërisë.

Edhe pse konisderohet si një vend i pasigurt, dy studente nga Parisi konfirmojnë që ato janë ndier shumë të sigurta. Ndërsa katër pensionistë francezë në Berat impresionohen nga vlerat historike, por edhe çmimet e lira të akomodimit dhe ushqimit, më lirë sesa të jenë në shtëpi.

Gazetari francez shton që me disa ndërhyrje në infrastrukturë dhe rrugë, Shqipëria ka potencialin të kthehet si Kroacia dhe Mali i Zi në Ballkan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button