LSDM: VMRO manipulon, intitucionet po ndërmarrin masa për ndalimin e përhapjes së virusit

VMRO-DPMNE përmes ministrit të saj Nikolla Todorov e ka shkatërruar sistemin shëndetësor dhe ka shkelur mbi dinjitetin e mjekëve dhe pacientëve. Të udhehequr nga interesa biznesore korruptive dhe tendera kriminal, VMRO-DPMNE dhe Todorov sistemin shëndetësor të Maqedonisë e kanë shndërruar në sistemin më të keq dhe më vdekjeprurës në Evropë, shprehet në kumtesë LSDM-ja.

“Me dinakërinë dhe paftyrësinë që po e bën opozitën VMRO-DPMNE-ja në mungesë të ideve, e shfrytëzon fatkeqësinë e qytetarëve dhe në mënyrë qyqare tenton të fitojë ndonjë poen politik. Politikat kriminale të VMRO-DPMNE-së pas vetes kanë lënë një sistem të shkatërruar shëndetësor, mungesë të aparaturës moderne dhe të kuadrit mjekësor, spitale dhe shtëpi shëndeti duke u rrënuar, kjo tregohet edhe në këtë rast ku për shkak të borxheve dhe llogarive të bllokuara Instituti për shëndet publik ka mbetur pa reagjencë dhe ata duhet ti huazojnë nga shtetet fqinje. Insitucionet kompetente po punojnë në trajtimin e sëmundjes, po ndërmerren të gjitha masat për preventivë dhe ndalim të përsëritjes dhe të shpërndarjes së virusit. Institucionet në mënyrë aktive po punojnë në funksion të zgjidhjes sa më të shpejtë dhe efikase të problemeve të trashëguara nga VMRO-DPMNE dhe përmirësimin e kushteve jetësore për të gjithë qytetarët.”, shprehet në kumtesë LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button