Qafë Thanë, pala maqedonase thyen marrëveshjen, s’lejon kalimin me kartë identiteti

Incident në pikën kufitare të Qafë Thanës. Në ditën e parë të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë vetëm me karta identiteti mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, pala maqedonase nuk zbaton marrëveshjen duke mos lejuar kalimin e shtetasve matanë kufirit. 

Mësohet se pala maqedonase nuk lejon që të kalojë asnjë person i cili posedon një kartë identiteti, ndërkohë që pala shqiptare ka zbatuar marrëveshjen duke lejuar kalimin vetëm me kartë bisometrike.

Policia maqedonase bën me dije se shkak i bllokimit të kalimit është se ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Shkupi për nisjen e zbatimit të marrëveshjes mes dy vendeve. 
balkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button