Adam Levine ndahet nga modelja ruse

Adam Levine, vokalisti i grupit Maroon 5, është ndarë nga modelja e famshme ruse e Victoria’s Secret, Anne Vyalitsyna. Lajmin e ka bërë të ditur modelja me anë të një komunikate të shkurtër për mediat.

“Adami dhe unë kemi vendosur të ndahemi në mënyrë miqësore. Vazhdojmë ta duam njëri-tjetrin dhe gjithashtu ta respektojmë. I uroj gjithë të mirat”, lexohet në komunikatë.

Çifti është njohur para dy vitesh në Las Vegas dhe dashurinë e tyre e kanë manifestuar vazhdimisht si me pjesëmarrjen e saj në videoklipet e tij, ashtu edhe me pjesëmarrjen e tij në pozimet e saj për revistat më prestigjioze.

Marrë nga: lajmeshqip

Lajme të ngjashme

Back to top button