Presidenti Ivanov takoi liderët e partive politike të romëve

Presidenti  Gjorge Ivanov për nder të 8 prillit, ditës ndërkombëtare të romëve sot takoi liderët e partive politike rome në vend.

Ivanov takoi kryetarin e Lidhjes së romëve të Maqedonisë, Amdi Bajram, atë të Forcave demokratike rome, Shaban Saliu, kryetarin e Partisë së bashkuar për emancipimin e romëve, Nezhdet Mustafa, atë të Partisë për emancipim të plotë të romëve Samka Ibraimovski dhe Bajram Berat, kryetar i Partisë për integrim të romëve. 

Politikanët romë vlerësuan lartë rëndësinë që Presidenca i jep festës ndërkombëtare të romëve.

Ivanov u premtoi se edhe më tutje Republika e Maqedonisë do të punojë ne integrimin e plotë të romëve në shoqëri.

‘Në këtë drejtim jo më pak rëndësi kanë edhe liderët e partive politike rome, nga të cilat pritet që marrin pjesë aktive dhe angazhim në tejkalimin e problemeve të ndjeshme me të cilat po ballafaqohet komuniteti rom ’, deklaroi presidenti Ivanov.

8 prilli është dita ndërkombëtare kur festohet kultura, historia dhe identiteti romë. Në këtë ditë tentohet  të ngritet vetëdija kolektive për problemet me të cilat ballafaqohen romët  nëpër botë, dhe sidomos në Evropë, ku pakica rome është më e madhja në kontinent.

Lajme të ngjashme

Back to top button