“Ekspres”: Londra do të mund të tërhiqet nga negociatat për Bregzitin

Britania e Madhe do të tërhiqet nga negociatat për Bregzitin, nëse Brukseli vazhdon të insistojë për ruajtje të juridiksionit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, pohon gazeta londineze “Dejli Ekspres”, duke iu referuar një ministri anonim në Qeverinë e kryeministres Tereza Mej.

“Insistimi i BE-së, kjo Gjykatë evropiane ta ruajë juridfiksionin në disa segmente nga raportet e ardhshme evropiano-britanike edhe pas Bregzitit, paraqet problem shumë të rëndë në negociatat e filluara”, deklaroi ministri për gazetën.

Bëhet fjalë për pozicionin e Komisionit evropian, Gjykata Evropiane e Drejtësisë të jetë e autorizuar për territorin e Britanisë së Madhe për çështje lidhur me të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e shtetasve të BE-së, të cilët do të mbeten në vend, si dhe për tregtinë, bashkëpunimin bërthamor dhe disa sektorë të tjerë.

Londra zyrtare, megjithatë, prej fillimit është kundër juridiksionit të mëtutjeshëm të gjykatës në Britani të Madhe, ndërsa “Dejli Ekspres” përkujton në një deklaratë të mëparshme të ministrit për Bregzit, Dejvid Dejvis se “gjykatat britanike do të vendosin për shtetasit evopianë që do të mbeten në Britani”. Sipas Dejvis, këtu nuk ka dhe nuk mund të bëhen kompromise.

Gazeta londineze, e cila konsiderohet si prokonservatore e fuqishme dhe e cila ishte kryesuese e fushatës së fuqishme antievropiane për braktisje të Unionit, tani pohon se BE-ja është “e përcaktuar pa kompromise” t’i imponojë Britanisë së Madhe diçka që ajo nuk dëshiron dhe nuk do ta pranojë, kështu që në një situatë të tillë, e vetmja gjë që do të mbetej do të ishte tërheqja britanike nga negociatat.

Obsioni për braktisje të negociatave dhe të BE-së pa marrëveshje me Brukselin është temë e preferuar e “bregzitësve të ashpër” në radhët e partisë konservatore në pushtet dhe gjithnjë e më tepër është vegël për presion ndaj kryeministres Tereza Mej, pozicionet e së cilës dukshëm janë dobësuar pas disfatës në zgjedhje.

Ministri i Financave, Filip Hamond dhe kompanitë britanike disa herë deri më tani paralajmëruan për “pasoja të paparashikueshme të vështira” nga një zgjidhje e tillë, për të cilën thonë se do t’i dëmtonte interesat britanike dhe të njerëzve të zakonshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button