Deficiti tregtar shënon rënie prej 28 për qind në dy muajt e fundit

Deficiti tregtar i Maqedonisë me vendet e jashtme, gjatë dy muajve të para të vitit shënoi rënie për 28 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe arrin 357.7 milionë dollarë amerikanë, kundrejt shumës prej 497.9 milionë dollarë të vitit të kaluar, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.

Në janar të këtij viti saldoja negative në tregtinë e jashtme të Maqedonisë ishte 170 milionë dollarë, ndërsa në shkurt deficiti i jashtëm tregtar i vendit gjatë këtij muaji, është rritur për 187 milionë dollarë.

Ekonomia e Maqedonisë, në janar dhe shkurt ka eksportuar prodhime në vlerë të përgjithshme prej 581 milionë dollarë.

Vlera e importit të përgjithshëm në këtë periudhë ka qenë 938.8 milionë dollarë dhe mbulesa e importit me eksportin është 61.9 për qind.

Të dhënat statistikore tregojnë se në dy muajt e parë të vitit, Maqedonia më së shumti ka eksportuar katalizatorë të bërë nga metalet, feronikli, prodhime nga hekuri dhe [eliku, derivatet e naftës dhe veshmbathjet. Ndërkohë, kompanitë e Maqedonisë më së shumti kanë importuar naftë të papërpunuar, energji elektrike, platinë, legjura të platinës, nikël dhe gaz natyror.

Në periudhën janar-shkurt të vitit 2012, Maqedonia më së shumti ka eksportuar në vendet anëtare të BE-së, ku bëjnë pjesë 64.7 për qind të eksportit të përgjithshëm dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku merr pjesë më 20.8 për qind në eksportin e përgjithshëm. 

Sipas sasisë së përgjithshme të shkëmbimit të jashtëm tregtar, Maqedonia më së shumti tregton me Gjermaninë, Rusinë, Greqinë, Bullgarinë dhe Serbinë. Madje 47.2 për qind e shkëmbimit të përgjithshëm të jashtëm dhe të brendshëm bëhet me këto pesë vende.

Lajme të ngjashme

Back to top button