Pande Llazarov dënohet me pesë vjet burg

Ish-drejtori i EEM-së (Elektoro Ekonomia e Maqedonisë) Pande Llazarov është dënuar me pesë vjet burg, mëson agjencia e lajmeve Makfax prej burimeve gjyqësore. Aktvendimin e shqiptoi gjykatësja Vesna Dimishkova pas katër vitesh process gjyqësor. Llazarov është dënuar për veprën penale “larje parash”.
Llazarov u arrestua më 22 maj të vitit 2008. Gjykohej për abuzim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve dhe për larje parasdh dhe kontributeve tjera që janë vepër penale. Në aktakuzën e Prokurorisë Publike, në repartin për përndjekje të kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit, ëhstë theksuar se veprat të cilat i ngarkohen i ka bërë në periudhën prej vitit 1996 deri në vitin 1998.
Në këtë periudhë Llazarov përvetësoi 190 mijë marka të atëhershme gjermane dhe 300 mijë dollarë amerikanë. Mjetet e fituara janë marrë në emër të provizionit .
Llazarov ishte arrestuar dhe kaloi disa muaj në burgun hetues, pas çka u lirua që të mbrohet në liri pasi që pagoi kaucion në para dhe pronë të patundshme.

Marrë nga: makfax

Lajme të ngjashme

Back to top button