Femrat: Mashkulli është më seksi, nëse gatuan

Dhe vetëm pak prej tyre, preferonin që ata t’i nxirrnin jashtë për darkë, pa qenë në gjendje që të skuqnin vetë, as edhe një vezë.

Një mashkull paraqitet më seksi para syve femërorë, nëse ai di të gatuajë dhe më pak, nëse pretendon që t’i gatuajë gjithmonë partnerja.

Një fakt i tillë ka rezultuar pas një sondazhi të kryer në disa mijëra femra, nga “Emperica Research”.

Ai rezultoi se mëse 77 për qind e femrave, e shihnin “më të nxehtë” një mashkull nëse ai u bënte darkën gati.

Dhe vetëm pak prej tyre, preferonin që ata t’i nxirrnin jashtë për darkë, pa qenë në gjendje që të skuqnin vetë, as edhe një vezë.

Femrat që i preferojnë meshkujt “kuzhinierë”, e argumentuan këtë me një dashamirësi dhe ngrohtësi që ata ofrojnë ndërsa gatuajnë, duke i bërë edhe më seksi në të njëjtën kohë.

Ndryshe nga meshkujt sipas tyre, që vendosin distancë teksa i kërkojnë të gjitha gati.
Çfarë del nga studimi është edhe fakti tjerr se mashkulli që e njeh kuzhinën, e zotëron atë dhe si një armë të “pushtimit” të seksit tjetër.

Marrë nga: njoftohu.ch

Lajme të ngjashme

Back to top button