Euroambasadori Zhbogar për vizitë në Strugë dhe Vevçani

Euroambasadori Samuel Zhbogar sot do të qëndrojë për vizitë në komunën e Strugës ku do të tkaohet me kryetarin e komunës, Mustafa Zabzun.

Euroambasadori në Strugë do të hapë edhe festivalin në gjihën vllehe në kuadër të projektit “Dekada e përkatësisë – Festimi i dallueshmërive”, qëllimi i të cilit është të kontribuojë për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Rajonin jugperëndimor përmes përforcimit të bashkëpunimit mes organizatave qytetare, sektorit publik dhe privat.

Euroambasadori Zhbogar do ta vizitojë edhe komunën Vevçani, ku do të ketë takim me kryetarin e komunës, Cvetomir Ugrinovski dhe do të kontrollojë aktivitetet ndërtimore që realizohen përmes projekteve “BE për ju” dhe “Fondi rural investues”, financuar nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button