Reks Tilerson mund të japë dorëheqje deri në fund të vitit

Sekretari amerikan i shtetit, Reks Tilerson deri në fund të vitit mund të tërhiqet prej funksionit, i pakënaqur prej statusit të tij në Administratën e presidentit, Donald Tramp dhe nga përzierja e Shtëpisë së Bardhë në punën e Departamentit shtetëror, pohon “Njuzvik”.

Javorja vlerëson se Tilerson pas vetes pati një javë të rëndë “të mbushur me pakënaqësi dhe nënçmim”, fillimisht pasi u publikua kompania e naftës “Ekson Mobil” është dënuar për shkeljen e sanksioneve ndaj Rusisë në kohën kur ai ishte president i saj ndërsa më pas edhe mospranimin e kuadrove që ai i ka propozuar si bashkëpunëtorë të tij në Departamentin shtetëror.

Gazeta pohon se Tilerson “ndjehet i shtyrë anash” nga Trampi dhe Administrata, duke zbuluar se tek shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Reins Pribus ka pasur “debat me zë të lartë” në të cilin shefi i diplomacisë ka kërkuar që të ndalojnë t’i tregojnë se si të punojë.

Sipas “Njuzvik”, sekretari shtetëror ka qenë i lënduar thellë kur për vendimin kontrovers që të ndalohet hyrja në SHBA shtetasve prej gjashtë vendeve myslimane dominante, ajo nuk është konsultuar fare.

Javorja pohon se Tilerson, gjithashtu, nuk është pyetur as për kanosjen e fundit të SHBA-së drejtuar Damaskut me sulme të reja ajrore, nëse përsëri përdor armë kimike, ndërsa është ndjerë edhe i “frustruar thellë” kur në afat prej 24 orësh ai dhe presidenti Tramp dolën me deklarata të ndryshme rreth krizës me Katarin.

Disa burime të afërta me Tilersonin, të cilët kanë insistuar të mbeten anonim, për Si-En-En gjithashtu kanë pohuar se sekretari i shtetit i SHBA-së “në mënyrë serioze është duke menduar” të largohet nga funksioni deri në fund të këtij viti.

Ata kanë thënë se Tilerson nuk pajtohet me atë që një këshilltar kryesor i presidentit të SHBA-së për politikë të jashtme të jetë “një 36-vjeçar amator”, duke aluduar në dhëndrin e Trampit, Xhared Kushner.

Burimet e Si-En-En kanë konfirmuar se edhe Tilerson ka qenë i ofenduar që në një rast Kushner, si këshilltar i Shtëpisë së Bardhë, e ka kritikuar punën e shefit të Departamentit Shtetëror, duke e cilësuar si “joprofesionale”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button