Rama: Forcë speciale në çdo plazh

Kryeministri i vendit, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” informoi se ka nisur programi i posaçëm për pastrimin e plazheve.

“Nisi programi i posaçëm i sezonit të parë turistik pa plehra në plazhe, pas kaq vitesh banjo dielli mes plehrave. Forcë speciale në çdo plazh”, shkruan Rama.

Një tjetër aksion ka rifilluar për pastrimin e vijave bregdetare, në të cilin janë përfshirë Forcat e Armatosura, në kuadër të nisjes së sezonit turistik për pastrimin e  bregdetit nga Shëngjini deri në Velipojë. Ndërkohë, në  muajin qershor do të vendosen 11 fushëpushime të ushtrisë përgjatë gjithë vijës bregdetare me qëllim që aksioni të vazhdojë pa ndërprerje.  

Aksioni është përqendruar në plazhet e Durrësit, Golemit, Shëngjinit dhe Velipojës. Të angazhuara janë rreth 1500 forca të ushtrisë, të cilat që prej mëngjesit kanë nisur pastrimin e mbeturinave të hedhura në zonat bregdetare. Agjencia Kombëtare e Bregdetit e mbështetur nga Forcat e Armatosura kanë vijuar sot aksionin në kuadër të nisjes së sezonit turistik për pastrimin e  bregdetit nga Shëngjini deri në Velipojë. Në  muajin qershor do të vendosen 11 fushëpushime të ushtrisë përgjatë gjithë vijës bregdetare me qëllim që aksioni të vazhdojë pa ndërprerje. 

Lajme të ngjashme

Back to top button