OKB: Tatarët e Krimesë po persekutohen

Kombet e Bashkuara njoftuan të premten se është përkeqësuar gjendja e të drejtave të njeriut në Ukrainën lindore, duke përfshirë problemet e vazhdueshme në Krime.

Raporti 36–faqesh, i përpiluar nga monitorimet për të Drejtat e Njeriut, kanë dokumentuar një numër problemesh në Krime, e që shumica prej tyre kanë të bëjnë me Tatarët dhe pakicat e tjera. Këto përfshinin çështjen e shtetësisë, lirisë së lëvizjes dhe sigurise së udhëheqësve Tatar që po persekutohen nga autoritetet.

Raporti ka theksuar frikën e persekutimit fetar të atyre që janë myslimanë. Sipas OKB-së më shumë se 7,200 njerëz, kryesisht tatar, janë bërë refugjatë.

Në një njoftim për shtyp, gjendja e sigurisë në Ukrainën lindore është përcaktuar si gjithnjë e më e rrezikshme, me potencial të demonstratave ku përfshihen grupet e armatosura.

Qyteti i Slovyansk, në rajonin Donetsk , u përshkrua si një vend i veçantë i trazirave. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button