Goshev: Nuk është zgjidhje me forcë ta sjellësh opozitën në Kuvend

Tentimi qe me forcë të hyjë opozita në Kuvend si një proces kthyes nga ngjarjet e 24 dhjetorit, nuk është zgjidhje për krizën aktuale politike në vend, as bojkoti nuk është zgjidhje, vlerëson Petar Goshev, partia e të cilit në vitin 1994 ka vendosur për bojkot në rrethin e dytë të zgjedhjeve. 

Zgjidhje nuk është as qeveri teknike, as zgjedhje të reja, sepse kjo do të ishte përsëritje e asaj që veç më e kemi parë, deklaroi Goshev në intervistë për Kanal 77.

“Përsëri vijmë në terrenin e dialogut politik, të vullnetit politik, që është vërtetuar që nuk mund të ketë në Maqedoni. Që të ketë demokraci është e mjaftueshme që të ketë ligje të shkruara. Duhet të ketë kulturë politike, duhet të ketë vullnet politik. Duhet të ketë ndjenja për perspektivë të përbashkët”, deklaroi Goshev. 

Lajme të ngjashme

Back to top button