Zaev në takim me kryetarët e komunave të Ohrit dhe Strugës

Dyert e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë janë të hapura për të gjitha komunat dhe në plan të parë të Qeverisë aktuale është interesi i zgjidhjes së problemeve të qytarëve në të gjitha komunat, pa dallim të asaj cila parti politike është në krye të vetëqeverisjes lokale, tha kryeministri Zoran Zaev në takimet e djeshme me kryetarët e komunave të Strugës dhe Ohrit, Mustafa Zabzun dhe Nikolla Bakraçeski në shoqërim të bashkëpunëtorëve të tyre më të afërt.

Në takimet, informojnë sot nga shërbimi qeveritar për media, në të cilën mori pjesë edhe ministri i Financave Dragan Tevdovski kryetarët e komunave të Strugës dhe Ohrit kanë shprehur falënderim të madh deri te kryeministri Zaev, i cili me nismë të tij, u bëri thirrje njerëzve të parë të këtyre dy komunave që të bisedojnë dhe të gjejnë zgjidhje për problemin me të cilat ballafaqohen këto dy qytete, në interes të qytetarëve.

Заве Струга Села

“Një nga problemet e përbashkëta për të cilat është biseduar në këtë takim janë problemet në punën financiare të të dy njësive të vetëqeverisjes lokale të cilët ballafaqohen me bllokim kronik të llogarive në komuna, për shkak të borxheve të të cilat janë krijuar prej shumë shkaqeve. Në masë të madhe borxhet e Ohrit dhe Strugës dalin nga obligimet akumuluese për shkak të mospagesës në kohë të kredisë nga Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, të cilën në vitin 1998 e dakordoi Ministria e atëhershme e Tregtisë për ndërtim të kolektorit për filtrim në Liqenin e Ohrit, i cili pastaj pagesën e kësaj kredie ia transferoi komunave”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Shtohet se kryeministri Zaev, i cili kumtoi se është hollësisht i njoftuar me këtë problem, ka treguar interes të jashtëzakonshëm dhe nismë për gjetjen e zgjidhjes për këto çështje të të dy komunave.

Kryeministri Zaev në të dy takimet e ka paralajmëruar gatishmërinë e Qeverisë të gjejë zgjidhje që menaxhimi i kolektorit për pastrimin e Liqenit të Ohrit të merret nga kompetencat e komunave, sepse siç ka thënë, kujdesi për këtë pasuri natyrore të mbrojtur me UNESKO-n, më nuk mund tu lihet rreziqeve nga ndotja. Krahas kësaj që një zgjidhje e tillë do ta lehtësojë punën e komunave Strugë dhe Ohër, kryeministri njoftoi se do të përgatitet plan i hollësishëm për rikonstruimin e tij dhe mbindërtim, për mbrojtje të vazhdueshme të ujërave në Liqenin e Ohrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button