Debat për ndikimin e sistemit të integruar të menaxhimit të mbeturinave

Debat publik për ndikimin e sistemit të integruar për menaxhimin me mbeturinat mbi mjedisin jetësor sot do të mbahet në Shkup, në organizim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Sektorit për mjedis jetësor.

Në kuadër të debatit, siç është paralajmëruar, do të prezantohen studimi për vlerësim të ndikimit mbi ambientin e jetesës për rajonin e Shkupit, të përgatitur në kuadër të projektit  “Përgatitje e dokumenteve të nevojshme për vendosje të sistemit të integruar dhe sistemit të qëndrueshëm financiar për menaxhim me mbeturinat në rajonin e Pellagonisë, Jugperëndimor, të Vardarit dhe rajonin e Shkupit”.

Projekti është inicuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të IPA dhe të zbatuar nga ana e “Enviroplan S.A.” dhe partnerët e saj të konsorciumit.  Ai ka për qëllim arritje të sistemit të integruar dhe sistemit të qëndrueshëm financiar për menaxhim me mbeturinat në rajonin e Pellagonisë, Jugperëndimor, të Vardarit dhe rajonin e Shkupit dhe të përmirësohet standardi jetësor i afërsisht 1.200.00 banorëve, të clët momentalisht brenda vitit prodhojnë 330.000 tonë mbeturina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button