FMN parimisht miratoi kredi prej 1,6 miliardë euro për Greqinë

Këshilli i drejtorëve të FMN-së arriti pajtueshmëri parimore që Greqisë t’i jepet e drejta të shfrytëzojë kredi prej 1,6 miliardë euro (1,8 miliardë dollarë), ceket në kumtesën e liferuar dje të Fondit, transmetoi TASS.

Drejtoresha ekzekutive e Fondit, Kristin Lagard, gjatë qershorit i bëri thirrje Këshillit të drejtorëve ta miratojë transhën e fundit për Greqinë. Me atë rast deklaroi se Qeveria greke ka arritur përparim të konsiderueshëm në zbatimin e reformave politike, ndërkaq tregoi përparim lidhur me lehtësimin e barrës debitore.

Eurogrupi në qershor arriti marrëveshje paraprake që Greqisë t’i ndaahet transha e fundit nga ndihma makrofinanciare, që paraqet 8,5 miliardë euro.

Shefi i Mekanizmit stabilizues evropian, Klaus Regling deklaroi se Athina në fillim të korrikut do ta marrë pagesën e parë prej 7,7 miliardë eurove nga transha e re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button