Albani së shpejti me këngë të re…

Alban Skenderaj është njëri nga këngëtaret me zërin më të fuqishëm i skenës sonë muzikore. Është një artist mjaftë i suksesshëm në realizimin e baladave të cilat janë pëlqyer në masë të madhe nga adhuruesit e tij.

E si duket Albani edhe për këtë sezon po punon që në masë të vijë me një këngë të re. Këngëtari përmes rrjetit social ‘Twitter’ ka shkruar që është në përfundim të projektit tij më të ri i cili pritet të publikohet gjatë këtyre ditëve.”

Një këngë e re vjen për pak ditë”, ishte ky mbishkrimi i këngëtarit duke mos zbuluar më shumë detaje rreth këngës. E këtij projekti i janë gëzuar në masë të madhe fansat e këngëtarit të cilët duke u bazuar në komente, duket se mezi po presin risi nga i pëlqyeri i tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button