Filloi sezoni i Mc Kreshës!

Rep artisti i njohur Mc-Kresha ka pak ditë që në treg ka lansuar albumine tij ‘Enciklopedy’. Projekt ky i cili po arrin suksese të shumta dita-ditës. E pas këtij projekti goxha të madh, si duket rep-artisti ka filluar sezonin e tij. Kjo duke u bazuar në një foto të cilën e ka publikuar Kresha në faqen e tij zyrtare në rrjete sociale.

Në këtë foto shihen datat e koncerteve të cilat ai i ka këtë javë.

E këto koncerte kanë filluar që nga 13 maji, ndërsa do të vazhdojnë deri më 24 maj në vende të ndryshme të Kosovës. E si duket ky është vetëm fillimi për te. Ndërkaq vetë këngëtari duket i kënaqur me punën e tij, pasi që mund të shohim vazhdimisht duke postuar foto apo edhe fragmente nga këngët e tij më të reja.

Lajme të ngjashme

Back to top button