Pas dështimit në Trieste, Shqipëria humb edhe projektet e INTERREG (FOTO)

Pas dështimit në Trieste ku doli pa asnjë projekt të fituar (ndryshe nga sa deklaroi në Tiranë kryeministri Edi Rama), Shqipëria pëson një tjetër dështim në Programin Interrreg IPA II Greqi – Shqipëri, 2014 – 2020.

Në 40 projektet e shpallura si fituese, Shqipëria do të përfitojë vetëm 3, ndërsa Greqia plot 37.

Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës ka fituar një projekt me vlerë 596 mijë euro, raporton Monitor.  Agjencia për Zhvillim Ekonomik dhe Lokal AULEDA fituan një projekt me vlerë 678 mijë euro. Instituti për Kërkime Urbane mori një projekt me vlerë 700 mijë euro.

Në total janë më pak se 2 milionë euro.

Ndërsa projektet e fituara nga Greqia arrijnë në 25 milionë euro.

Interreg IPA II Greqi-Shqipëri ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm rajonal dhe bashkëpunimin ndërkufitar mes fqinjve, me prioritet turizmin, infrastrukturën, ekonominë lokale dhe transportin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button