MM i kompensoi të punësuarit e vet të cilët ishin goditur nga vërshimet e vitit të kaluar në Shkup

Ministria e Mbrojtjes (MM) i pagoi mjetet për kompensim të të punësuarve në Ministri dhe Armatë të cilët ishin goditur nga vërshimet e mëdha të vitit të kaluar në Shkup dhe rrethinë.

“Në analizën e deritanishme të Ministrisë së Mbrojtjes, mes tjerash zbuluam edhe shkelje të Ligjit për shërbim në ARM, në pjesën e obligimeve të të punësuarve në Ministri dhe Armatë, në rast të fatkeqësive elementare. Bëhet fjalë për të punësuar në ARM dhe në MM të cilët ishin dëmtuar në vërshimet e vitit të kaluar në gusht të vitit 2016, ndërkaq të cilët në pajtim me Ligjin për shërbim në ARM, neni 188 dhe Marrëveshjes kolektive, neni 91, është dashur t’u paguhej kompensimi në të holla në vlerë prej një rroge mesatare, rreth 22.000 denarë, por mjetet nuk u janë paguar”, deklaroi sekretari shtetëror në MM, Dragan Nikoliq.

Me kërkesë të të punësuarve të dëmtuar në MM dhe ARM, shtoi. ishin bërë vendime për pagesë të këtyre kërkesave që në shtator të vitit 2016, por nuk u janë paguar edhe përkundër asaj që ndihma në të holla të dëmtuarve u është nevojitur menjëherë, në ditët e para pas fatkeqësisë, përkatësisht vërshimeve.

“Për këtë problem u bë fjalë edhe në takimin e paradokohshmes të ministres Shekerinska me përfaqësuesit e sindikatave në Armatë dhe në mbrojtje. Në Ministri kryem revizion të të gjitha vendimeve për pagesë të këtyre kërkesave dhe këtyre obligimeve dhe e konstatuam të drejtën e të punësuarve për këto mjete. Ministria e Mbrojtjes i siguroi mjetet për kompensim të të punësuarve dhe mund të kumtojë se sot tashmë u janë paguar ato mjete, paratë janë transferuar në llogaritë e tyre”, potencoi Nikoliq.

Paratë për kompensim, shtoi. janë siguruar nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button