Bujqit në Tetovë në protestë për lokacion përkatës për shitjen e prodhimeve të tyre bujqësore

Me protestë njëorëshe dhe bllokim me traktorë të rrugës para ndërtesës së komunës në Tetovë shumica e bujqve nga ky rajon e shprehën revoltën e tyre për mungesën e lokacionit përkatës për shitjen e prodhimeve të tyre bujqësore.

Ata me vite pemët dhe perimet sezonale i shesin nëpër rrugë, trotuare dhe sipërfaqe të tjera publike duke u ballafaquar me dënime nga ana e policisë.

Disa bujq gjatë mbajtjes së protestës u pranuan nga shefi i kabinetit të kryetares së komunës. Ai u ka premtuar se do të shqyrtohen më shumë mundësi, gjegjësisht lokacione ku do të mund t’i shesin prodhimet bujqësore dhe problemi do të zgjidhet për një kohë shumë të shkurtër.

Bujqit pas përfundimit të protestës dhe bllokimit paralajmëruan edhe mëtej se në mënyrë të tillë do ta shprehin revoltën nëse komuna nuk e përmbush premtimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button