Gjurovski me pesë shqiptarë kundër Katarin dhe Kamerunin

Seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, Boshko Gjurovski ka shpallur listën e 23 futbollistëve për përballjet kontrolluese me Kamerunin dhe Katarin që në fund të majit do të zhvillohen në Austri, gjegjësisht në Itali. Seleksionuesi Gjurovski ditë më parë shpalli një listë të zgjeruar prej 35 futbollistëve, ndërsa tani të njëjtën e ka reduktuar në 23 futbollist. 

Në përfaqësuesen e Maqedonisë për herë të parë është ftuar shqiptari Besart Abdurahimi që luan me ekipin izraelit Hapoel Tel Aviv. 

Nga emrat e ri të futbollistëve vendor është edhe mbrojtësi i Shkëndijës Ardian Cuculi si dhe Taulant Seferi nga Rabotniçki. Gjithashu vend në listën e Gjurovskit kanë zënë edhe tre futbollist tjerë nga kampionati vendor, Efremovi, Ilioski dhe Manevski.

Në listën e seleksionuesit për këto dy ndeshje ndodhen edhe Agim Ibraimi dhe Ferhan Hasani.

Ekspedita e Maqedonisë me 20 Maj do të udhëtojë drejt qytetit austriak të Kufshtajnit, ku me 26 Maj kur edhe do të zhvillojë ndeshjen kundër Kamerunit me fillim në ora 19:00, do të bëjnë 8 seanca stërvitore, ndërkohë në po të njëjtin termin (ora 19:00), 4 ditë më pas Maqedonia në Rieti të Italisë do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë kontrolluese kundër Katarit. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button