RDK dorëzon dorëheqjet e 20 kandidatëve të njësisë zgjedhore 6

Pas interpretimeve konfuze nga shërbimet juridike të Parlametit të Shkupit në lidhje me aktin e dorëheqjeve të kandidatëve për deputet, Këshilli i Përkohshëm i RDK-së informon opinionin publik se dorëheqjet e noterizuara të 20 kandidatdëve të saj në njësin zgjedhore 6 i dërgon në Parlamentin e Shkupit dhe i ridërgon në Komisionin qendror zgjedhor.

Nëpërmjet dërgimit të dorëheqjeve të noterizuara pranë dy organeve kompetente, Këshilli i Përkohshëm Drejtues përmbush detyrimet e marrura nga Kuvendi Qendror i RDK-së dhe njëkohësisht llogarit këtë procedur jurdike të mbyllur pavarsisht interpretimeve asimetrike juridike të shërbimeve të Parlamentit të Shkupit që bien ndesh me praktikat e interpretimeve të deritashme në këto situata.

Këshilli i Përkohshëm Drejtues falënderon të gjithë kandidatët e nominuar për deputet të RDK-së në njësin zgjedhore 6 që kanë respektuar obligimin statutor të Partisë që kanë respektuar vendimin e Kuvendit Qendror dhe kanë respektuar vendimet për dorëheqje që me bindje të plotë dhe në bazë individuale i kanë prezentuar pranë noterëve kompetent.

Këshilli i Përkohshëm Drejtues vendosi të shpallë moratorium 100 ditësh në aktivitetin politikë të RDK-së në funksion të demaskimit të tërësishëm të partive politike që manipuluan zgjedhjet e fundit parlamentare duke shpresuar se kjo periudhë kohore do nxit procesin e kthjellimit dhe vetëdijësimit politikë të mijëra shqiptarëve që edhe në këto zgjedhje u mashtruan dhe manipuluan nga inxhineringu korruptiv politik i Bdi-së dhe Vmro-dpmnes.

Lajme të ngjashme

Back to top button