Një autobus në të cilin udhëtonin 36 fëmijë është përmbysur në Turqi

Një autobus në të cilin udhëtonin 36 fëmijë nga Gjeorgjia, ka pësuar aksident në Turqi.

Incidenti ndodhi gjatë natës në rajonin e qytetit Giresun. Në aksident ka shumë të lënduar.

Prindi i një prej fëmijëve i cili ndodhej në autobus deklaroi për televizionin  gjeorgjian se udhëtarët në autobus kanë fjetur derisa automjeti është përmbysur.

Ai theksoi se të gjithë udhëtarët e automjetit janë lënduar dhe janë hospitalizuar në spitalin në rajon.

Një përfaqësues i Ambasadës gjeorgjiane në Turqi deklaroi se ende nuk dihen arsyet e aksidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button