Inspektimet në spitale, problem kryesor higjiena

Aksion për sanimin e rrugëve të hyrjes dhe pastrim të mjedisit midis klinikave në qarkun e kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” u zbatua sot në organizim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se aksioni është i mirë për pacientët dhe për mjekët dhe do të ishte mirë që kjo të bëhej praktikë dhe të përsëritej në çdo dy deri në tre muaj.

“Bëmë analizë për ato se cilat janë ankesat më të mëdha të pacientëve në Qendrën klinike dhe në spitalet. Absolutisht në vend të parë është higjiena. Prandaj është edhe ky aksion i parë. Të tilla dhe shpresoj edhe metoda të tjera do të përdorë Ministria në të ardhmen që të mbajë higjienën edhe jashtë edhe brenda klinikave, sepse ky është një problem i madh”, deklaroi Taravari.

Theksoi se firmat në aksion janë përfshirë në mënyrë vullnetare dhe se kështu edhe duhet të funksionojnë të gjitha institucionet dhe se për të mirën e pacientëve vlen që të jemi së bashku.

Drejtoresha e Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Klinikës të Shkupit, Shkodrane Darlishta tha se në aksionin e sotëm marrin pjesë ndërmarrjet publike të qytetit të Shkupit, Parqe dhe gjelbërim”, “Parkimi i Qytetit”, “Higjiena Komunale” dhe “Drislla” si dhe kompani private “Sted komerc”, Reka” dhe “Izgradba komerc”.

Ajo theksoi se Shërbimi ka të punësuar të cilët 24 orë kujdesen për higjienën në qarkun e Qendrës Klinike se do të vazhdojmë së bashku me kompanitë që janë pjesë e aksionit përditë të punojnë në mbajtjen e higjienës.

Në pyetjen e gazetarëve se çfarë treguan inspektimet në spitalet e tjera, Taravari tha se, probleme me higjienën ka edhe në spitale të tjera dhe mendojnë seriozisht rreth kësaj, spese ky është problemi kryesor që është locuar.
Ai theksoi se inspektoriati ka vendime për spitale të caktuara, për të cilat së shpejti do të ketë edhe gjoba për menaxherët dhe të punësuarit.

I pyetur se ku është gjendja më e keqe,Taravari tha se gjendje është e keqe në Gjinekologji dhe në Shtip, por se fillimisht do të presë dokumentet zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button