Nexhipi mbetet në Tiranë me Partizanin

Nderim Nexhipi ju ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij, duke vazhduar dashurinë me skuadrën e Partizanit nga Tirana.

Një ndër futbollistët më të mirë shqiptarë në Ballkan, ka rënë dakord për të rinovuar kontratën me “të kuqtë” nga kryeqendra shqiptare duke i dhënë kështu përfundimisht një herë e mirë fund zërave të cilët e konsideronin talentin drejt një tjetër skuadre të Superligës, ku më së shumti përmendej emri i skuadrës “bardhekaltër” të Tiranës.

Me këtë lëvizje futbollisti shkupjan konfirmon atë që kishte pohuar ditë më parë se skuada e vetme që dëshiron të vazhdoj karrierën në Shqipëri do të ishte Partizani.
Sulmuesi i rikthyer tashmë në një lider te skuadra e Partizanit, do të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën nga Tirana për sezonin e ri futbollistik, në të cilin do të synohet titulli i kampionit.

Përveç Nderim Nexhipit, marrëveshje me 15 herë kampionët e Shqipërisë sot kishte arritur edhe mbrojtësi kosovar, Labinot Ibrahimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button