Rezistenca e familjes Zeqiri nga Shkupi e turpëron politikën shqiptare në Ballkan!

Të heshtës në praninë e një terrori të pa parë nga terrorizmi dhe reprezaljet që po zhvillohen ndaj popullatës shqiptare nga sllavo-maqedonasit, do te thotë një turp , gjunjëzim dhe dështim i klasës politike në shtetet shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe e politikës së liderëve shqiptarë në Maqedoni. Të rrish si spektator, ndaj një ushtrimi të terrorit, dhunës me qëllime dëbimi dhe shfarosje të popullatës shqiptare nga vatrat e tyre shekullore,kjo do të thotë një tradhti, ndaj bashkëqytetarëve të vet ndaj kombit të vet…

-Pamjet dramatike të këtyre ditëve pranë mediave shqiptare dhe të huaja që terrorizohet familja Zeqiri, turpëron edhe instancat e larta intelektuale shqiptare dhe politike në rajon! Me heshtjen e tyre po e nxisin një konflikt të ri në Ballkan? Pompoziteti i politikanëve dhe partive politike shqiptare , gjeja se po i mbrojnë interesat shqiptare në Maqedoni s’ka realitet!?…Ata po i fryjnë zjarrit me benzinë, me pasivitetin e vet. Pakënaqësia është relevante dhe shpërthyes e popullatës shqiptare qe liderët e tyre po e luajnë rolin e mercenareve dhe bashkëpunëtoreve sllavo-maqedon mbi cungimin e të drejtave shqiptare në trojet e veta autoktone. Të terrorizohet familja shqiptare dhe mos të reagohet është një akt barbar ndaj vetvetes? Kjo është një politikë e dështuar, zhgënjim, irritim në popull, duke mos i mbrojtur as njëri, me neglizhencën dhe abuzimin injorues qe po e tregojnë ndaj qytetarëve të vet shqiptarë në Maqedoni. Populli po e tregon një rezistencë heroike në trojet e veta, konkretisht familja Zeqiri ma qe u përgjysmuar nga torturat, sulmet dhe provokimet e përditshme deri me sulm me bomba mbi shtëpinë e tyre. Rasti i familjes Zeqiri duhet te alarmon edhe instancat ndërkombëtare , po ato arrihen me reagimin e Shqipërisë ,Kosovës apo përmes shqiptarëve zyrtar të Maqedonisë. Shanset , argumentet, faktet janë në anën tonë qe si argument kanë edhe shpërnguljen e pjesërishme të kësaj familje 16 anëtarëve në Gjermani.Deputetet shqiptar nuk u kujtuan ta thërrasin një mbledhje urgjente në parlamentin e Maqedonisë apo të ndonjë partie politike shqiptare për ta ndaluar një akt të tillë barbar të terroristeve maqedonas te ndërsyer nga vet shteti artificial i Maqedonisë qe nëse vazhdon kështu janë sinjalet e zhbërjes dhe ndarjes se tij në tri shtet për urth Shqipëri, Greqi dhe Bullgari . 

Lajme të ngjashme

Back to top button