Rikthim në muzikën e Erzana Berishës (VIDEO)
Erzana Berisha dikur ishte vajzë e njohur në estradën shqiptare, ndërsa këndoi edhe në gjuhën maqedonase.
Vajza e këngëtarit Agron Berisha, Erzana Berisha ka kënduar në disa festival qysh para 20-të vitesh ndërsa ka sjellë disa hite që dëgjohen edhe sot.
Në familjen e saj, edhe vëllai Lindon Berisha është muzikant dhe i cili madje sot është aktiv në skenën muzikore.
Erzana ka kohë që jeton në Amerikë por megjithatë ka lënë pas vetes disa këngë të cilat sonte kemi vendosur ti kujtojmë.