Vëllezërit e akuzuar të Llatasit i kërkojnë pasaportat që të shkojnë në pushim

Me debat publik pas ankesës së Zvezdan Pavlloviq, në Gjykatën e Apelit në Shkup u hap diskutim për marrjen e pasaportës së vëllait të tij Sërgjan Pavlloviq. Bëhet fjalë për lëndën “Lëndina” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku tre vëllezërit Dragan Pavlloviq Llatas, Zvezdan Pavlloviq dhe Sërgjan Pavlloviq, janë të akuzuar për ndërtim të paligjshëm në Zelenikovë, njofton Portalb.mk.

Të treve, pas kërkesës së PSP-së u janë marrë pasaportat. Gavrill Bubevski tha se PSP-ja e ka kërkuar, ndërsa Gjykata Themelore e ka miratuar masën për kujdesje, për përfundim të shpejtë dhe efektiv të procedurës. Sipas tij, ka rrezik nga ikja e Zvezdan Pavlloviqit. Mbrojtja e Pavlloviq tha se Gjykata e Apelit në Shkup duhet t’ia kthejë dokumentet që të shkojë me familjen në pushim, “Të pabaza janë konfirmimet e PSP-së për ikje. Asnjëherë i akuzuari nuk e pengoi punën e PSP-së”, tha mbrojtja.

Pastaj Sergjan Pavlloviq, të cili gjithashtu me vendim të Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Shkupi 1, i është marrë pasaporta për shkak rrezikut për ikje. Shkuarjen shpesh në Serbi i akuzuari e arsyeton me furnizimin e materialeve për kompaninë e tij, ndërsa në Itali, sepse djali i tij ka studiuar atje. Atij pasaporta i është marrë përmes lëndës “Total”, ku është i akuzuar për financime kriminele.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button