Ja kur do të dihet emri i prokurorit të ri të Maqedonisë

Nëse Kuvendi nuk e shkarkon prokurorin shtetëror, Marko Zvërlevski, deri më 17 korrik, gjegjësisht të hënën, emri i prokurorit të ri do të mësohet në vjeshtë, kur do të duhet të mbahen zgjedhjet lokale, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dje e hapi pikën e rendit të ditës për shkarkimin e Zvërlevskit, por për diskutim janë paraqitur rreth 90 deputetë. Për shkak të numrit të madh të diskutuesve, ndërkaq dhe për dhjetë grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së, debati për shkarkimin e Zvërlevskit, mund të zvarritet dhe të mos mbarojë deri më 17 korrik, kur në seancë të Komisionit Kuvendor për Financa dhe Buxhet do të diskutohet për rebalancin e buxhetit të miratuar në seancë qeveritare.

“Ajo do të thotë se deri të hënën më 17 korrik, kur është caktuar diskutimi në Komisionin për Financim dhe Buxhet, patjetër duhet të shkarkohet Zvërlevski. Nëse nuk arrihet, atëherë emri i prokurorit të ri, do të dihet në vjeshtë, vetëm nëse paraprakisht nuk ka marrëveshje që deputetët të heqin dorë nga diskutimet, dhe të mbërrihen afatet”, thonë për SDK, deputetët e shumicës parlamentare.

Sipas Rregullores së Kuvendit, kur të fillojë me punë komisioni amë, e cila diskuton për buxhetin ose për rebalancin, atëherë nuk mund të mbahet seancë kuvendore. Debati në Komisionit (debati i përgjithshëm dhe debati me amendamente), mund të zgjatë gjithsej 10 ditë pune, ndërkaq debati për propozimin e Buxhetit, gjegjësisht me propozimin plotësues të Buxhetit në seancë të Kuvendit zgjatë së paku pesë ditë, gjegjësisht deri më 1 gusht, kur deputetët shkojnë në pushim deri më 31 gusht.

Matematika thotë se edhe nëse shkarkohet Zvërlevski më 17 korrik, atëherë, sipas procedurës ligjore, shpallet konkursi për zgjedhje të prokurorit publik. Pas shpalljes së konkursit, atëherë rrjedhin 15 ditët për paraqitje të kandidatëve, që njëkohësisht është edhe afati në të cilin Këshilli i Prokurorëve Publike duhet të dorëzojë mendim deri te Qeveria, pozitiv ose negativ, për të gjithë kandidatët e paraqitur. Afati është deri më 1 gusht, që do të thotë se edhe nëse mbaron gjithë procedura deri më 1 gusht, seanca në të cilën do të votohet për emërimin e prokurorit të ri, nuk mund të mbahet përpara shtatorit për shkak pushimeve, nëse nuk ka marrëveshje paraprake mes partive në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button