Përdhunohet një grua 32 vjeçare në Tetovë

Dje në ora 06:00, në Stacionin Policor në Tetovë, një grua 32 vjeçare, banore e Tetovës ka paraqitur se mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:30 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, përpara shitores për fruta, ka kërkuar shkrepës nga i punësuari B.F. (31) nga fshati Reçicë e Vogël që ta ndezë një cigare, ndërkaq personi në fjalë e ka ftuar që të hyjë brenda shitores që ta marrë shkrepësen, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njofton MPB, pasi gruaja 31 vjeçare ka hyrë brenda, B.F. e ka mbyllur derën kryesore, i është kërcënuar me thikë dhe është gjuajtur drejt saj.  B.F. e ka goditur gruan në pjesën e kokës, e njëjta ka rënë për dysheme dhe ka filluar të kërkojë ndihmë. Pastaj kryersi e ka kapur për flokë dhe ka filluar ta zvarrisë për dysheme, duke i shkaktuar lëndime me thikën në trup, ndërkaq më pas e ka përdhunuar të njëjtën.

Të dëmtuarës i është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik – Tetovë, ku janë konstatuar lëndimet trupore. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërkaq po ndërmerren masat për pastrimin e plotë të rastit. I dyshuari është arrestuar, ndërkaq i është shqiptuar dhe masë paraburgimi prej 30 ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button