Motra e Beyonce rreh Jay Z-n (VIDEO)

Jay Z është sulmuar egërsisht nga motra e gruas së tij Beyonce, Solange gjatë një mbrëmje gala të hënën e kaluar në Nju Jork.

27-vjeçarja është filmuar duke e sulmuar 44-vjeçarin me këmbë dhe me duar. Videoja është transmetuar nga TMZ, ku e gjithë skena zhvillohet në një ashensor.  Ende nuk dihet se kush e ka nisur luftën, por motra e Beyonce është mjaft e nxehur me Jay Z-n. 

Sipas medieve botërore, Beyonce është përpjekur ta kalojë situatën me qetësi dhe nuk ka bërë asnjë veprim për të ndaluar sulmin e motrës së saj. Ka qenë truproja, ai i cili disa herë është përpjekur të dalojë sulmet e Solange, e cila ka mundur ta godasë Jay Z-in pas disa përpjekjesh dhe sulmesh. 

Truproja është munduar ta ndalojë ashensorin në katin e 12-të për të ndaluar luftën por s’ka mundur. Pasi dolën nga ndërtesa, Beyonce dhe motra e saj hipën në një makinë, ndërsa Jay Z në makinë tjetër. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i kësaj përplasje fizike mes kunatës dhe Jay Z-it./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button