Përleshje gjatë ndeshjes, 15 të vdekur në Kongo

15 të vdekur dhe 21 të plagosur, është ky bilanci tragjik i përleshjeve që ndodhën mbrëmjen e së dielës në Kinsacha, kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos, gjatë ndeshjes mes ASV Club dhe Tout Puissant Mazembe, ( skuadës që humbi ndaj Interit botërorin e klubeve 2010), në javën e fundit të play-offit të kampionatit local.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori i Kinsashas, Andre Kimbuta, gjatë një vizite në spital ku mbeten të shtruar 11 të plagosur. Mbetet ende e paqartë dinamika e përleshjeve. Sipas Radio Okapi, tifozët e Asv shfrynë inatin e tyre për paraqitjen e shëmtuar të skuadrës së tyre duke hedhur gurë në fushë dhe duke detyruar arbitrin ta ndërpriste disa herë lojën. Takimi u mbyll nën një shi gurësh, i pasuar nga përleshjet në tre minutat e fundit të lojës, kur Mazembe udhëhiqte 1-0, raporton Radio-Televizioni Kongolez. Për të shpërndarë turmat policia përdori gazin lotjsellës duke provokuar arratisjen e turmave të tifozëve në shkallët e stadiumit. Në këtë situatë një mur i stadiumit u rrëzua duke shkaktuar në këtë mënyrë tragjedinë.

Para ndeshjes dhjetra poilicë ishin pozicionuar në rrethinat e stadiumit. Mes dy skuadrave dhe në takimet e mërparshme ishin rregjistruar episode tensioni. Guvernatori Kimbuta premtoi se të të ngrihet një komision hetimor, për të përcaktuar përgjegjësitë për ngjarjen. Asv është një nga klubet më popullorë të Kinsashas, rivalët e tyre Mazeme, kanë qenë disa herë kampionë të Afrikës.

Skuadra e ka shtepinë e saj në Lubumbasi, qyteti i dytë i Kongos dhe i përket biznesmenit dhe politikanit të pasur Mousie , guvernator i provincës së Katangas. Statiumi i tragjedise, Tata-Raphael, i Kinsashës ka qenë në të kaluarën teatri i “Rumble in the Jungle” , takimit të famshëm të boksit që u mbajt në 30 tetor të 1974 mes kampionit të atëhershëm të peshave të rëndë, George Foreman dhe Muhammad Ali, duel që u fitua kundër cdo parashikimi nga Ali me knock out në raundin e 8-të dhe shumë shpejt u ktyhue në duelin më të famshëm në historinë e boksit./ Supersport

Lajme të ngjashme

Back to top button