Maqedoni, masat për vetë-punësim, ja si qëndron bilanci i të punësuarve

Vetëm dy persona janë punësuar me ndihmën e projektit “Përfshirje aktive në tregun e punës të personave të margjinalizuar” i cili u zbatua në Maqedoni, me mbështetje nga Bashkimi Evropian. Kjo u bë e ditur sot nga Despina Tumanoska nga OJQ Finance Think, njofton Portalb.mk. Ajo informoi se dy të tjerë presin përgjigje përfundimtare nga një kompani ku kanë kaluar me sukses intervistën e parë.

“Projekti në fjalë ka pasur qëllim të përfshijë personat e kategorisë sociale. Projekti ka përfshirë disa masa: trajnim për aftësim, mentorim të tyre nga ana e të punësuarve në qendrat sociale dhe ne Agjencinë për Punësim si dhe përfshirje e këtyre personave në praktikën e punës dhe në ngritjen e aftësive punuese”, tha Tumanoska.

Despina Tumanoska
Despina Tumanoska

Ajo vlerëson se këto mas mundësojnë kualifikimin e të rinjve por që nuk janë dëshmi se do të ulet papunësia.

“Këto masa rrisin kualifikimet e të rinjve por që nuk janë e dhënë se do të ulet papunësia e të rinjve. Për të kuptuar se nëse këto masa do të ulin papunësinë e të rinjve duhet të bëhen hulumtime. Me anë të hulumtimeve do të kuptojmë se cilat masa në cilën sferë do të kenë efekte”, vlerësoi Tumanoska, njofton Portalb.mk.

Ndërkaq, përfaqësuesi i delegacionit të Bashkimit Evropian nga Athina, Gjorgj Aleksopulus i cili tha se këto projekte financohen nga BE-ja me qëllim që të nxitet bashkëpunimi ndërinstitucional dhe të mundësohet afirmimi i të rinjve.

“Këto projekte financohen nga BE-ja me qëllim që të rritet bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë për Financa dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale në zhvillimin dhe rritjen e kualifikimeve te të rinjtë e grupeve të margjinalizuara”, tha Aleksopulus, njofton Portalb.mk.

Gjorgj Aleksopolus
Gjorgj Aleksopolus

Në kuadër projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Përfshirje aktive në tregun e punës të personave të margjinalizuar” janë përfshirë pesë rajone të Maqedonisë, Shkupi, Pollogu, Vardari, rajoni juglindor dhe veriperëndimor. Projekti ka zgjatur 8 muaj kurse trajnimet 6 muaj. Kanë marrë pjesë rreth 120 persona ndërsa prej tyre janë mentoruar 22 nga 12 mentorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button