Tërmet prej 6.8 ballë godet Zelandën e Re

Një tërmet me fuqi prej 6.8 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur sot rajonin jugor të Ishullit Jugor të Zelandës së Re, njoftoi Enti gjeologjik amerikan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 200 kilometra në veriperëndim të ishullit Aukland, në thellësi prej 10 kilometrave.

Nuk ka informacione për viktima ose dëme eventuale materiale, ndërsa nga Mbrojtja civile e Zelandës së Re njoftuan se nuk është dhënë paralajmërim për cunami.

Dridhja e tokës është ndier në mbarë rajonin e Ishullit Jugor dhe sipas dëshmitarëve ka zgjatur paksa më gjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button