Grubi: Arritja e kompromisit për marrjen e ftesës për në NATO hapë rrugën e stabilitetit në vend

Sot në Kuvendin e Maqedonisë, deputeti Artan Grubi, kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, ka pritur në takim pune ambasadoren e Gjermanisë në Shkup, Kristine Althauser ku kanë biseduar për situatën dhe skenën politike në vend, njofton Portalb.mk.

“Grubi dhe ambasadorja gjermane bashkëbiseduan rreth situatës dhe skenës politike në vend, çështjen e emrit, barazisë gjuhësore, reformat sistemore dhe integrimin në NATO dhe BE. Deputeti Grubi falënderoi ambasadoren gjermane për mbështetjen e madhe të Berlinit dhe të saj personale për një Maqedoni demokratike dhe të integruar tërësisht në NATO dhe në BE. Roli i Ambasadores gjermane Althauser gjatë krizës politike ka qenë shumë konstruktiv dhe dashamirës për vendin dhe qytetarët. Grubi foli rreth ideve të ndryshme për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe kërkoi ndihmën e Berlinit për ta tejkaluar këtë sfidë me ç’rast u zotua për kryerjen e detyrave të shtëpisë në Shkup nëpërmjet të reformave sistemore. Grubi gjithashtu tha që arritja e një kompromisi për marrjen e ftesës për në NATO hap rrugën e stabilitetit të qëndrueshëm në vend dhe rajon. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për barazinë gjuhësore në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button