Vidiç-Manchester, lamtumirë e përgjakur!

Priste të zhvillonte një ndeshje lamtumire për tu mos harruar, por në fakt e la fushën i gjakosur. E tillë ka qënë ndeshja e fundit e Nemanja Vidiç me fanellën e Manchester United.

Mbrojtësi serb, i cili që nga sezoni tjetër do të jetë pjesë e Interit, u detyrua të linte fushën mes gjakut pas një përplasjeje me futbollistin e Southampton Rickie Lambert.

Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, ndërsa goli i vendasve erdhi pikërisht pas përplasjes Vidiç-Lambert./ AS

Lajme të ngjashme

Back to top button