Pro-rusët deklarojnë fitore në referendumin në Ukrainën lindore

Aktivistët pro – rus kanë deklaruar fitoren në referendumin e mbajtur në Ukrainën lindore, pavarësisht dënimit të komunitetit ndërkombëtar dhe të Kievit, i cili e quajti atë një “farsë kriminale”, mes dhunës në rritje.

Roman Lyagin, shefi zgjedhjeve në të vetëquajturën Republika Popullore e Donjeck, tha të dielën se të paktën 89 për qind e gati tre milionë votuesve të mundshëm në rajonin Donjeck votoi në favor të vetëqeverisjes.

Pa monitorues ndërkombëtar të zgjedhjeve në vend, ishte e pamundur për të verifikuar pretendimet e separatistëve, njoftoi agjencia e lajmeve Associated Press. Numërimin paraprak i votave u njoftua vetëm dy orë pas mbylljes së qendrave të votimit, transmeton Mesazhi.

Referendumi i organizuar nga separatistët pro – rus u mbajt të dielën edhe në rajonin industrial Luhansk të Ukrainës lindore, por nuk ka janë bërë të ditura rezultatet e menjëhershme.

Qeveria qendrore e Ukrainës dhe Perëndimi kishin dënuar votimet si fallsitet dhe një shkelje e ligjit ndërkombëtar, dhe ata  kanë akuzuar Moskën për orkestrimin e trazirave në një përpjekje të mundshme për të rrëmbyer një pjesë të vendit, disa  javë pas aneksimit të Krimesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button