6 efektet pozitive të selinosë në shëndet

Selino përmban përbërës që ndikojnë në uljen e presionit të gjakut, relaksojnë muskujt e arterieve dhe lejojnë zgjerimin e enëve të gjakut. Efektet pozitive të selinosë në shëndet janë:

1. Forcon sistemin imunitar

Sasia e madhe e vitaminës C që gjendet tek selinoja e bën trupin më të shëndetshëm dhe me imunitet më të fortë.

2. Ndihmon në uljen e presionit të gjakut

Selino përmban pthalides, të cilat ndikojnë në uljen e presionit të gjakut duke relaksuar muskujt rreth arterieve dhe duke lejuar enët të zgjerohen. Kalciumi, magnezi dhe kaliumi që përmban selino gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut.

3. Lufton kolesterolin 

Pthalides që gjenden në përbërje të selinosë mund të ulin kolesterolin me rritjen e sekretimit të acidit.

4. Parandalon kancerin

Selino përmban substanca që janë efektive në parandalimin e kancerit.

5. Ka veti anti-inflamatore

Selino besohet se ka veti anti-inflamatore, të cilat ndihmojnë në probleme të tilla si artriti.

6. Ndihmon në rënien në peshë

Selino nuk ju ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejtë për të humbur peshë, por ajo përmban shumë pak kalori dhe është e pasur me fibra./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button