Turqi, sulm terrorist ndaj ushtarëve në Bitlis

Të paktën dy ushtarë turq kanë humbur jetën gjatë një sulmi me bombë që ndodhi në lindje të Turqisë. Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet locale që akuzojnë Partinë Punëtore të Kurdëve, PKK. Sulmi ndodhi në provincën lindore Bitlis, ndërsa nga shpërthimi i fuqishëm u plagos dhe një civil, shkruan Abcnews.com.

Forcat turke të sigurisë filluan kërkim të gjerë për agresorët. PKK gjendet në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Europian. Bëhet fjalë për një organizatë e cila më shumë se tre dekada zhvillon fushatë të armatosur kundër Turqisë.
Këtë fushatë e intensifikoi në korrik të vitit 2015 dhe në këto sulme kanë humbur jetën më shumë se 1.200 persona, duke përfshirë edhe pjesëtarë të forcave turke të sigurisë dhe civilë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button