Jankulloska: Partizimi është reforma e vetme në MPB

“Reformat e vetme që LSDM i ka bërë në MPB janë vendosja e kuadrove partiak në pozita udhëheqësi”, thotë ish ministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, në një intervistë për TV “Alfa”, njofton Portalb.mk.

“Erdhi deri në politizim të MPB-së me kuadro të theksuar partiak nga radhët e LSDM-së, ndërkaq për llogari të asaj që është punë kryesore e MPB-së është lënë anash dhe tanimë në kohë të gjatë kemi gjendje katastrofale në fushën e rendit dhe qetësisë publike, si dhe në fushën e mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve, të dhëna shokuese në pjesën e komunikacionit. Gjithkund ku udhëheqësia e re në MPB duhet që të tregojë rezultate, rezultatet stagnojnë”, deklaroi Jankulloska.

Në lidhje me Prokurorinë Speciale, Jankulloska tha se “me vazhdimin e punës edhe pas skadimit të afatit, Katica Janeva dhe ekipi i saj, bëjnë keqpërdorim dhe shkelje të ligjit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button