Ja sa vende fituan subjektet politike në Kuvend

KQZ në një konferencë për media ka bërë të ditur se koalicioni PAN ka fituar 39 vende, LVV 32 dhe LAA 29 ulëse.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, sipas të cilave koalicioni PAN ka fituar 33.74 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosja është e dyta me 27.49 për qind dhe koalicioni LAA është i treti me 25.53 për qind.

Rezultatet i ka bërë të ditur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një konferencë për media.

Ajo kërkoi mirëkuptim për vonesën për përmbylljen e këtij procesi, por tha se procedurat janë çështje ligjore.

Shtyrja e deritanishme e certifikimit të rezultateve ishte bërë për shkak të rinumërimit të votave të subjekteve politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button