Kiber sulme ndaj operatorëve të centraleve bërthamore amerikane
Disa kompani të obliguara për kontroll të punës së centraleve bërthamore amerikane ishin caku i kiber sulmeve gjatë muajve të fundit, bëri të ditur “Nju-Jork tajms”.
Sulmet kanë ndodhur në maj dhe qershor dhe veçanërisht ishin të drejtuara ndaj kompanisë “Uolf Krijk Njuklir Operejting Korporejshën”, e cila menaxhon me centralin bërthamor në shtetin federal Kanzas.
Sipas “Nju-Jork tajms” hakerët nuk kanë arritur të depërtojnë deri te sistemet operative të kompanive operatore të centraleve bërthamore, por ishin goditur vetëm një pjesë e rrjeteve për menaxhim të centraleve.
Në raportin e Ministrisë amerikane për siguri të brendshme nuk theksohet nëse kiber sulmet ishin të lidhura me spiunazhin industrial ose janë tentim që t’i shkaktohen dëme centraleve.