Shkupi në Grupin C të Ligës së Kampioneve në futsall

Kampioni në futboll në sallë, skuadra e Shkupit ka mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të luaj në ndeshjet e grupit paraeliminator në kuadër të Ligës së Kampionëve të UEFA-s.

Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, Shkupi doli që të garojë në grupin “C”, ku për kundërshtarë do të ketë ekipet si Luxol St. Andrews nga Malta, Diamant Linz që është dhe nikoqire nga Asutria si dhe përfaqësuesin izraelit Makabi Tel Aviv.

Ndeshjet e grupit “C” luhen nga 22 deri me 27 gusht, dhe të njëjtat do të zhvillohen në Linz të Austrisë. /Portalb.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button