Bejli: Vizita e nënpresidentit Pens konfirmim për përkushtimin e SHBA-së në rajon

Vizita e nënpresidentit të SHBA-së, Majk Pens, i cili më 2 gusht në Podgoricë do të marrë pjesë në takimin e Kartës së Adriatikut, me të cilën do të kryesojë Republika e Maqedonisë, është konfirmim për përkushtimin e Uashingtonit në rajon, deklaroi ambasadori amerikan Xhes Bejli.

“Vizita e nënpresidentit Pens është para së gjithash me qëllim që të flasë me partnerët dhe aleatët nga rajoni për përkushtimin e SHBA-së në këtë rajon. Mendoj se do të dëgjojmë porosi në atë temë. Ky është qëllimi esencial i vizitës. Karta e Adriatikut në të cilin SHBA-ja është pjesë përmes Republikës së Maqedonisë dhe anëtareve tjera rajonale është forum i shkëlqyer në të cilin ai do të mund të flasë dhe të njihet me liderët e rajonit”, tha Bejli në pyetjen e gazetarëve pas dërgimit të kontingjentit të ARM-së në stërvitjen ndërkombëtare “Sajber Gardian 2017”.

Diplomati amerikan vlerësoi se Karta e Adriatikut funksionin si një forum i rëndësishëm i cili punon në anëtarësimin në NATO të anëtareve të Kartës, por edhe si forum për siguri rajonale.

“Këtë pyetje para së gjithash do ta kisha shtruar deri te anëtarët e tjerë të Kartës, por është e qartë se kjo është një organizatë e rëndësishme. Tre nga anëtarët e Kartës së Adriatikut tani janë anëtarë të NATO-s dhe shpresoj se edhe të tjerët do të shkojnë në drejtimin e njëjtë. Kjo nuk ka ndodhur çdoherë me shpejtësinë të cilën të gjithë do të donim ta shihnim, por Karta mbetet jo çdoherë si forum i cili punon  në anëtarësimin në NATO, por edhe forum për siguri rajonale. Ka vende vëzhguese, vende anëtare dhe Karta është forum i rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe bashkëpunim”, tha Bejli.

Nënpresidenti i SHBA-së, Majk Pens, më 2 gusht në Podgoricë do të marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve të lartë të vendeve-anëtare dhe të vendeve vëzhguese të Kartës së Adriatikut, kryesues i të cilit këtë vit është Republika e Maqedonisë.

Maqedonia, së bashku me Shqipërinë, Kroacinë, Malin e Zi dhe BeH-në është anëtare e Kartës së Adriatikut, ndërsa Serbia, Kosova dhe Sllovenia kanë status të vendeve vëzhguese në grup.

Grupi i Kartës së Adriatikut është formuar nën mbështetje të SHBA-së në vitin 2003 dhe ka për qëllim t’i koordinojë aktivitetet për mbështetjen e vendeve aspirante për anëtarësim në NATO. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button